Felaj tha se “janë projekte që rriten për t’u bërë konkrete , gati për t’i prekur dhe përfituar prej tyre”.

“I tillë është projekti i NATO-s për Kuçovën, bazën ajrore të saj, që tanimë do të lërë pas rutinën dhe qetësinë e disa dekadave, për t’u shndërruar në objektin më strategjik dhe të vetëm të Aleancës, në Ballkan”, tha ajo.

Felaj kujtoi se “pak me shumë se 1 muaj më parë, miratuam në parlament, marrëveshjen që i hap rrugë prokurimeve të investimit prej 51 milion eurosh në këtë bazë, nga vetë NATO, struktura e saj përkatëse në Bruksel”.

“Ndërkohë dje në Kuçovë, te aviacioni , janë mbledhur 36 subjekte, biznese, shqiptarë dhe të huaj, që marrin pjesë në garën për shndërrimin e bazës. Pra gara ka filluar. E bindur se do të përzgjidhen më të mirët. Kjo do të thotë shumë shumë për rëndësinë ushtarake dhe politike për vendin tonë e që sot është një aleat serioz dhe besnik, i aleancës më të madhe ushtarake në botë”, tha Felaj.