Një 40-vjeçar banues në lagjen “Lef Sallata” të Vlorës ka rënë në pranga, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me thikë dy persona.
Të plagosurit 35 vjeç dhe 23 vjeç ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Burime për Top Channel, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës 9-vjeçare “24 Maji” brenda një berberhane.
Një person me emrin Mexhit Arapi, ka hyrë brenda berberhanes duke goditur dy punonjës Kevin Nuredinin 23 vjeç dhe Ervis Sejkon 35 vjeç te berberhanes ndërsa më pas është dëmtuar edhe vetë.
Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta”, shtetasin M. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.
Tch