PRISHTINE, 17 korrik /ATSH/ -Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me COVID-19 në Kosovë, janë shënuar 5 369 raste me këtë virus, ndërsa janë testuar 29 546 persona.
Deri më tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 118 persona, 2 545 persona janë shëruar, ndërsa aktive janë 2 706 raste.
“Numri total i rasteve pozitive është 5 369 raste nga 29 546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Deri më sot janë shëruar 2 545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 706”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.
ATSH