ATSH-DPA/ – Breshia, raportohet se kanë hapur një çështje për pezullim të Mario Balotellit, pasi ky i fundit paraqiti një çertifikatë mjekësore për të justifikuar seancat e humbura në trajnim.
“La Gazzetta dello Sport” shkruantë në titull “I Pushuar”, pasi media italiane u përqendrua në një marrëdhënie, që raportohet se u përkeqësua që kur kampionati u ndërpre në fillim të marsit, si pasojë e koronavirusit.
“Mendova se, duke luajtur në qytetin e tij, ai mund të ofronte shumë për skuadrën”, deklaroi Diego Lopez, trajneri i tretë i Breshias.
“Ai kishte shumë për të dhënë, por duhej të bënte më shumë, shumë më tepër. Këto janë fakte, prandaj është normale që unë jam i zhgënjyer ”, shtoi ai./ /sara/