D
ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 878 testime për COVID-19 prej të cilave 168 persona janë konfirmuar pozitivë.
Dr. Gentiana Qirjako, nga Instituti i Shëndetit Publik informoi sot për situatën epidemiologjike të COVID-19 në vendin tonë.
Sipas saj, “102 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë”.