ATSH/ – “Dorën në zemër dhe një tundje e lehtë e kokës”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka propozuar sot të rikthejmë në traditë përshëndetjen e vjetër shqiptare me dorën në zemër dhe një tundje e lehtë e kokës për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.
“Ne shqiptarët kemi një tradite shumë të bukur për të shprehur respektin ndaj mikut, prej kohëve të lashta..”, thekson Manastirliu.
“Pse mos ta rikthejmë si traditë, për të evituar shtrëngimin e duarve, një mënyrë për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm”, propozon ajo.
/gj.mima/ /a.g/