/ATSH – I. Vata/- Bashkia Durrës tha sot se vijon procesi i riparimit të banesave për familjet që kanë përfituar nga granti i rikonstruksionit DS1-DS2-DS3.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka vazhduar të inspektojë punimet në disa prej këtyre apartamenteve. Banorët janë shprehur se nuk kanë patur vonesa në procedurat për përfitimin e grantit.

Kryebashkiakja Sako deklaroi se është shumë e rëndësishme që procesi i Rindërtimit po ecën me ritme të shpejta në mënyrë që qytetarët të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre dhe Durrësi t’i rikthehet normalitetit. /j.p/