ATSH-AA/ – Një studim i ri nga një grup ndërkombëtar studiuesish zbuloi për herë të parë se gazrat serrë të prodhuara nga njeriu po zvogëlojnë stratosferën.

”Tkurrja e vazhdueshme e shtresës së dytë të atmosferës së Tokës mund të prishë përfundimisht satelitët GPS dhe valët e radios”, sipas studimit që u botua në revistën ”Environment Research Letters”.

“Ne zbuluam se stratosfera është tkurrur me më shumë se 100 metra në dekadë që nga viti 1980 dhe kemi provuar se ka ndodhur për shkak të gazrave serrë”, tha bashkautori i studimit, Juan Antonio Anel, nga Universiteti Vigos në Spanjë.

“Në një skenar të besueshëm të ndryshimit të klimës, stratosfera e planetit tonë mund të humbasë 4% të shtrirjes vertikale (1,3 kilometra) nga 1980 në 2080”, shtoi ai.

Stratosfera fillon rreth 20 kilometra nga sipërfaqja e Tokës në ekuator dhe është e trashë rreth 24 kilometra.

Shtresa e ozonit është pjesë e stratosferës dhe thith pjesën më të madhe të rrezatimit diellor në Tokë.

Në vend që të ngrohet dhe zgjerohet si reagim ndaj dyoksidit të karbonit, stratosfera ftohet dhe tkurret.

Gazeta sugjeron se, përveç satelitëve dhe valëve të radios, tkurrja mund të ndikojë edhe në dinamikën e stratosferës ose transferimin e rrezatimit, megjithëse nevojiten më shumë kërkime në ato zona./ /ervo/