ATSH – I. Vata/ – Koordinatorja Kombëtare për Bashkëqeverisjen në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me strukturat e PS-së në njësinë administrative Nr.13 në Tiranë.

Në takim merrnin pjesë edhe deputetët e PS-së Pandeli Majko dhe Ervin Bushati dhe drejtues të strukturave socialiste.

Spiropali shprehet se “me strukturat organizative të Njësisë 13, finalizuam konstituimin e Këshillit Socialist të kësaj njësie”.

“Urime Danielit në detyrën e kryetarit, energjia e të cilit do të përvijojë me realizimin e punëve të mira”, tha ajo.

Po ashtu, Spiropali shtoi se “procesi dinamik i riorganizimit në PS Tiranë, thelb të punës së kaqkohshme ka patur, ka dhe vetëm do të ketë komunikimin, vullnetin, vëmendjen e shtuar ndaj qytetarëve me qasjen progresiste: të shërbejmë, që të drejtojmë”. /j.p/