ATSH/ Në prag të festave të Nëntorit e kthyer tashmë në traditë në ballkonet e familjeve shqiptare valëvitet flamuri shqiptar.

Kryeministri Rama ka ndarë foto nga kjo nismë e bukur në prag të këtyre festave mjaft domethënëse për shqiptarët.

“Mirëmëngjes, me këtë nismë të bukur të familjeve shqiptare për ditët më të veçanta të historisë sonë”, shprehet Rama.

28 Nëntori është dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e nisjes së rrugëtimit të saj si një shtet më vete, i shkëputur nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali u deklarua në Kuvendin e Vlorës ku morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare në Ballkan.

Me Aktin e 28 Nëntorit të vitit 1912 afirmohet e drejta e pamohueshme e kombit shqiptar për të qenë një dhe i bashkuar në trojet e tij natyralë, e drejtë që mbrohet sot e kësaj dite nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

29 Nëntori është festa e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane.