Përmes programit të mbështetjes AZHBR/IPARD II është synuar zhvillimi i mëtejshëm i sektorit të blegtorisë, si një nga sektorët më potencial në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se, objektivi kryesor është prodhimi i produkteve cilësore, të garantuara dhe arritja e standardeve europiane.

Në sajë të këtyre investimeve është bërë e mundur konsolidimi i një sistemi të qëndrueshëm të prodhimit blegtoral me ferma të specializuara përmes sigurimit të pajisjeve të reja për mjeljen, ruajtjen apo transportimin e qumështit, të mishit , etj.

Gjithashtu, është realizuar ndërtimi apo rikonstruksioni i stallave, si edhe futja e paneleve diellore si metodë efektive për uljen e kostove për blegtorët.

Në këto tre thirrje të programit IPARD II janë nënshkruar 40 kontrata, me një grant në dispozicion prej 8 milionë euro, fonde të Bashkimit Europian, në bashkëfinancim me Qeverinë Shqiptare.atsh