Ministrinë e Inteligjencës thotë se opozita MEK e strehuar në Shqipëri, ka rrolin e saj në protestat masive të ditëve të fundit në disa qytete të Iranit.
“Irani i jep të drejtën vetes që përballë veprimeve të MEK, të shënjestrojë bazën e tyre”.
Në artikull, edhe njëherë tjetër shfaqet retorika kërcënuese e Iranit ndaj vendit tonë, me të vetmin shkak, strehimin e rreth 3.000 anëtarëve të opozitës iraniane në vitin 2016.
Duke përdorur shantazhin politik për këtë veprim të qeverisë Rama, Irani prej 15 korrikut e në vazhdim, u përfshi në sulme të paprecedentë kibernetike ndaj sistemeve qeveritare shqiptare të shërbimeve on line.
Përballë një situate ekstreme nga këto sulme, qeveria shqiptare iu përgjigj me një masë po aq ekstreme, duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, fillim muajin shtator.
Top Channel