TIRANË, 15 korrik /ATSH – I. Vata/-Nën drejtimin e kryetarit Ulsi Manja, u zhvillua sot mbledhja e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, për shqyrtimin në parim i projektligjit për disa ndryshime dhe shtesa në Kodin Zgjedhor.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se projektligji është i dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik.

Mbledhja u ndoq nga Komisioni i Vëzhguesve Vendor, OSBE, Instituti Kombëtar Demokratik si dhe nga konstitucionalistët Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi.

Pas diskutimeve të anëtarëve të komisionit, Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore votoi me 10 pro dhe 5 kundër ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit.

ATSH