Në një komunikatë për mediat, sa i takon situatës së krijuar në vend prej koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 120 raste të reja me koronavirus dhe 3 viktima.Mësohet se brenda harkut kohor të 24 orëve janë shëruar 48 persona, në total 3794. Ndërkohë në spitalet Covid-19 po marrin trajtim 125 pacientë.

15 persona ndodhen në terapi intensive, ndërsa 5 janë intubuar.

Top Channel