Prokuroria e Posaçme SPAK, ka përfunduar hetimet për korrupsionin në pikën kufitare të Morinës dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO 34 personat e akuzuar.

Prej tyre, 32 ishin  punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandë me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ndërsa SPAK thotë se është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të policisë në Morinë.

Në përfundim të hetimit SPAK thotë se punonjësit detyronin shqiptarë dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Po ashtu, janë dokumentuar gjithsej 312 korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjor, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe personave të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Xhafer Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.

 

Sazan Ibra, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.

 

Top Channel