Ambasada Amerikane ka këshilluar të gjithë aplikuesit për Lotarinë Amerikanë që të ruajnë kodin e konfirmimit, pasi pas datës 6 maj 2023 do të duhet ta përdorin për të parë rezultatin.
“Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përmban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023 do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj këtu”, njoftoi Ambasada Amerikane në Tiranë. Aplikimet për Lotarinë Amerikane u hapën më 6 tetor dhe përfunduan më 9 nëntor.
Rtsh