Rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin e tij më të lartë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962, ka thënë presidenti amerikan Joe Biden.

Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin “nuk po bënte shaka” kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore pas pësuar pengesa në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të kuptonin mënyrën e daljes së Putinit nga lufta”, shtoi ai.

SHBA dhe BE kanë thënë më parë se sulmi bërthamor i Putinit duhet të merret seriozisht.

Megjithatë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, javën e kaluar tha se, pavarësisht nga sugjerimet bërthamore të Moskës, SHBA nuk kishte parë asnjë shenjë se Rusia po përgatitej së shpejti të përdorte një armë bërthamore.

Ukraina ka rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia, duke përfshirë katër rajonet e aneksuara ilegalisht kohët e fundit nga Rusia.

Për disa muaj zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armët e shkatërrimit në masë, nëse pëson pengesa në fushën e betejës.

Presidenti Biden tha se arsyeja pse lideri rus nuk kishte bërë “shaka” kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore, biologjike ose kimike – “sepse ushtria e tij, mund të thoni, është shumë e dobët”

Gjatë një fjalimi të premten e kaluar, presidenti Putin tha se SHBA-të kishin krijuar një “precedent” duke përdorur armë bërthamore kundër Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore – një koment që nuk do të kishte kaluar pa u vënë re nga qeveritë perëndimore, thekson redaktori ynë për Rusinë, Steve Rosenberg. .

 

Putin ka kërcënuar gjithashtu se do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të mbrojtur territorin rus.

 

Top Channel