Gardiani cërrikas Vokli Laroshi tashmë është një lojtar i lirë, pas largimit me konsensus nga skuadra e Partizanit. 20 vjeçari me të ardhme ka disa oferta nga Superliga dhe Kategoria e Parë. Emrat e ekipeve nuk bëhen të ditura për momentin, pasi me negociatat po merret menaxheri i tij.

Kërkesat për portierin e 21 vjeçarëve, nuk kanë munguar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Laroshi po i studion me qetësi këto oferta dhe brenda javës do të vendosi, për të ardhmen e tij se ku do të firmosi këtë sezon të ri.