ATSH – I. Vata/- Bashkia Mat vazhdon investimet pas 30 vitesh për sistemimin e rrugës Rremull në Njësinë Administrative Rukaj

Kryebashkiaku Agron Malaj shprehet se pas 30 vitesh kemi ndërhyrë në rrugën e fshatit Rremull. Sipas tij, po punohet për zgjerimin e saj, hapjen e kanaleve anësore dhe në fund shtrimin.

Malaj tha se kjo rrugë u premtua prej vitesh në fushatë elektorale por nuk u ndërhy kurrë për 30 vite  radhazi.

“Ndërtimi i kësaj rruge ishte premtim i çdo fushate elektorale qendrore dhe lokale. Keqardhje se si ishte katandisur rruga e fshatit që nxori deputetë, kryetar bashkie, prefektë, dhe dhjetëra drejtues të institucioneve në rrethin e Matit.

Ai shtoi se “ky është një tjetër premtim i mbajtur prej nesh. Ne jemi të vendosur që detyrat që na ngarkoi populli në zgjedhje t’i realizojmë”. /j.p/