ATSH-ANSA/ – Viti 2020 sjell një parakalim historik: masa e të gjitha materialeve të bëra nga njeriu, nga ndërtesat dhe plastika te makineritë, ka tejkaluar biomasën, që është grupi i të gjitha qenieve të gjalla, nga elefantët deri tek organizmat njëqelizore.

Një parakalim që po përgatitet për një shekull, kur materialet e bëra nga njeriu filluan të dyfishohen çdo 20 vjet.

Parakalimi historik sinjalizohet nga studimi i botuar në revistën ”Nature”, kryer nga grupi i Institutit izraelit ”Weizmann” për Shkencat i koordinuar nga Ron Milo.

Këto të dhëna, sipas Beniamino Gioli, nga Instituti i Bioekonomisë së Këshillit Kombëtar të Kërkimit (Cnr), shprehin ndikimin e madh që njeriu po ushtron në planet me aktivitetet e tij: prodhimin e objekteve, rritjen e sasisë së masës së objekteve të ndërtuara, dhe emetimeve direkte dhe indirekte të gazeve serrë.

”Nga revolucioni i parë bujqësor deri më sot, njeriu ka përgjysmuar sasinë e biomasës bimore sepse përdorimi i tokës ka ndryshuar, e cila është shpyllëzuar për të hapur rrugën për bujqësinë dhe infrastrukturat; veprimtari të tjera njerëzore, duke përfshirë bujqësinë, gjuetinë dhe peshkimin, kanë zvogëluar numrin e kafshëve”, theksuan studiuesit.

Studiuesit vlerësojnë ndryshimet në biomasën globale dhe masën e bërë nga njeriu që nga viti 1900, të cilat ata i quajtën ‘antropomasë’, duke treguar se në fillim të shekullit XX, masa e objekteve të bëra nga njeriu ishte vetëm 3% e kësaj biomase, ndërsa sot e ka tejkaluar atë.

Ndërtesat dhe rrugët përbëjnë pjesën më të madhe të masës së bërë nga njeriu, e ndjekur nga plastika dhe makineritë.   /os/