TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme marrëveshjen për projektin “Menaxhimi i mbetjeve të ngurta në qarkun e Beratit”.
Në mbështetje ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëvshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike, lidhur me ofrimin e ndihmës teknike dhe financiare për projektin “Menaxhimi i mbetjeve të ngurta në qarkun e Beratit”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
ATSH