Varianti Delta i Covid-19 u konfirmua edhe në vendin tonë. Sipas ekspertëve të shëndetësisë mënyra më e mirë për të mundur variantin që është më shumë i transmetueshëm se variantet e tjera, është vaksinimi.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se do të vazhdojë vaksinimi i hapur masiv. Me një postim në Facebook Manastirliu njofton se i gjithë muaji gusht do të jetë për vaksinimin masiv të çdo qytetari mbi 18-vjeç.

Studentë, të rinj dhe kushdo që akoma nuk është vaksinuar duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për tu vaksinuar. Manastirliu shpjegon se procedura është shumë e thjeshtë, mjafton që me kartën e identitet të paraqiteni në qendrën më të afërt të vaksinimit.

Ministrja e Shëndetësisë bën me dije se për ata që e kanë të pamundur të aksesojnë qendrat e vaksinimit, do të vaksinohen nga ekipet e vaksinimit që janë në terren për vaksinimin derë më derë.

Postimi i plotë i Manastirliut:

FOTO GALERI
1/7