ATSH-AFP/ – Nëntori 2020 ka qenë muajin nëntor më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë duke e afruar akoma më shumë vitin 2020 me rekordin e vitit 2016, sipas shërbimit europian ”Copernicus” mbi ndryshimin klimatik.

”Periudha 12-mujore nga dhjetori 2019 deri në nëntor 2020 është vendosur në 1,28 gradë Celsius mbi temperaturat e epokës para-industriale”, shpjegon ”Copernicus” në raportin e tij mujor klimatik, publikuar sot.

Ndërsa vitet 2015 deri në 2020 janë gjashtë më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë, ndërkohë që kjo shifër e vendos planetin afër tavanit të parë të Marrëveshjes së Parisit, e cila mbush pesë vjet këtë javë.

Pakti, i arritur në 2015 nga rreth 200 shtete që u angazhuan për të reduktuar emetimet e tyre të gazit me efekt serrë, parashikon të përmbajë ngrohjen klimatik nën +2 gradë Celsius dhe nëse është e mundur në +1,5 gradë Celsius, për të kufizuar ndikimin shkatërrues të stuhive, thatësirës dhe valëve të tjera të nxehtësisë./ /ec/