ATSH- A. Fortuzi/- Në bashkinë Rrogozhinë ka nisur procesi i dhënies së granteve për 75 kontratat e lidhura për banesat individuale të cilat mbetën të dëmtuara në nivelin DS1, DS2 apo DS3 nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Kryetarja e bashkisë së Rrogozhinës, Antonela Dedaj gjatë komunikimit me Kryeministrin Edi Rama tha se, janë lidhur 75 kontrata nga 350 në total, ndërsa fondi i parashikuar është 110 milionë e 900 mijë lekë të reja.
“Kemi nisur sot procesin e shpërndarjes së granteve. Janë firmosur deri më tani 75 kontrata dhe brenda fundjavës presim të firmosen 350 kontratat e planifikuara. Kemi kontaktuar të gjithë qytetarët që përfitojnë grantet”.- tha Dedaj.
“Fondi i parashikuar për këto grante është 110 milionë 900 mijë lekë të reja. Kemi 149 shtëpi individuale që do të rindërtohen dhe deri më tani kemi shembur 30 shtëpi. Kemi 3 objekte arsimore, të cilat do të rindërtohen nga fillimi. Ka nisur rindërtimi shkollës 9- vjeçare në Bozë, po ashtu janë dhe dy objekte të tjera arsimore që do rikonstruktohen. Ne po ecim me hapa të shpejta që çdo qytetarë të marri sa më shpejt grandet që i takojnë”,- tha Dedaj. /a.a/