ATSH-AFP/ – Franca mbështet kandidaturën e spanjolles, Nadia Calvino për të marrë kryesimin e Eurogrupit, njoftoi sot ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

“Ne ndajmë me Spanjën të njëjtin vullnet për një integrim më të fortë të zonës euro”, theksoi ministri disa orë nga votimi i 19 ministrave të Financave të zonës euro, që formojnë Eurogrupin.

Dy kandidatët e tjerë për këtë post kyç janë irlandezi, Paschal Donohoe dhe luksemburgezi, Pierre Gramegna.

Ministrat e Financave të zonës euro, Eurogrupi, zgjedhin sot presidentin e tyre, në një kohë kur kontinenti po përballet me recesionin më të thellë në historinë e tij.

I zgjedhur për dy vite e gjysmë, kreu i Eurogrupit bën pjesë tek ata, zëri i të cilëve llogaritet në Bruksel, përkrah presidentëve të tre instuticioneve të mëdha të BE si Ursula von der Leyen (KE), Charles Michel (Këshilli i KE), David Sassoli (PE) dhe kreu i Diplomacisë Josep Borrell./ /ec/