Disa turistë janë bllokuar në Theth nga dalja e përroit. Siç duket në foton e siguruar nga gazetarja Emi Kalaja, një mjet ka ngelur në mes të rrugës si pasojë e ujit.

 

 

Si pasojë e daljes nga shtratit të përroit Nikgjonaj, raportohet se në Theth ka prezencë uji në 3 banesa.Po ashtu, raportohet se në Qarkun e Shkodrës si rezultat i reshjeve të shumta ka dalje të përrenjve nga shtrati dhe përmbytje të një sipërfaqe prej 400 hektarësh në Fushën e Muriqanit, Njësia Administrative Ana e Malit. Prezencë uji ka edhe në Lagjen Kasape të Gurit të Zi për shkak të bllokimit nga inertet të Urës së Pistallës. Në rrugën kryesore në Zues ka bllokim nga inertet në rrugën kryesore, kështu që lëvizja e mjeteve kryhet vetëm me një korsi. Po ashtu, ka tejmbushje të kanaleve kulluese të para, të dyta e të treta në Velipojë, Dajç dhe Bërdicë. Pothuajse në të gjitha njësitë ka dëmtime të rrugëbe dytësore ndërsa po ashtu ka mungesë energjie.Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë dhe erëra te fuqishme. Deri në këto momente raportohet për dëmtim tëinfrastrukturës rrugore automobilistike rurale, në të gjitha njësitë dhe shkëputje të energjisë elektrike. Po punohet për vënien dhe mbajtjen në funksion të rrugëve qe lidhin bashkinë me qendrat e njësive administrative.Reshjet shumë të dendura gjatë natës kanë sjellë prurje të pallogaritshme të ujërave edhe si pasojë kanë dalë nga shtrati përroi i quajtur Glinë dhe lumi Gjadër të cilat kanë dëmtuar rrugë lagjesh edhe infrastukturën në Qytetin e Vaut të Dejës, Njësinë Vig-Mnelë dhe Njësinë Hajmel, Shllak. Nuk ka energji elektrike në pothuajse të gjitha njësitë administrative. Bashkia po merr masa për evakuimin e banorëve në rast se do ketë përkeqësim të situatës pasi reshjet po vazhdojnë me intensitet të larte pa ndërprerje.Klan