Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviç ka dhënë sot dorëheqjen nga posti, pasi u kap ‘mat’ duke parë video porno në seancën e Kuvendit.

Kryetari i SPS-së, Ivica Daçiq, tha më herët gjatë ditës së sotme se pret që Steviç të jepte dorëheqjen, pasi videoja u bë virale në rrjet.

Në video, deputeti shihet duke parë video pornografike ndërsa ishte i ulur.

Zvonimir Steviç ka marrë gjashtë mandate deputeti.

Top Channel