ATSH/- Shkolla e re “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz është drejt përfundimit zgjidh përfundimisht një problematikë të madhe për këtë komunitet.
Shkolla “Nënë Tereza” si edhe “J. F. Kennedy” janë pjesë e një kampusi të ri për arsimin parauniversitar dhe do t’i japin mundësi çdo fëmije të kësaj zone që të zhvillojë të gjithë ciklin arsimor brenda perimetrit ku banon. Ky kampus shkollor, shtrihet në afro 12 mijë metra katrorë .
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kjo shkollë që është pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë.
“MIRËMËNGJES , dhe me disa pamje nga shkolla e re “Nënë Tereza” në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama krahas videos.
Shkolla po ndërtohet sipas projektit që mban firmën e arkitektit Stefano Boeri, si dhe do të ketë ambiente të bollshme dhe hapësira të shfrytëzueshme edhe për aktivitete sportive e kulturore ekstrakurrikulare për komunitetin e kësaj zone.
Shkolla “Nënë Tereza” do të jetë shkollë e mesme, shkollë 9-vjeçare, parashkollor dhe kopësht njëkohësisht.