Real Madridi do t’i bashkohet Bayern Munichut dhe Interit në tentimet për ta krijuar Kupën Evropiane të Solidaritetit.
Tre gjigantë të Evropës – Real Madridi, Bayern Munichu dhe Interi – janë bashkuar për ta krijuar Kupën Evropiane të Solidaritetit 2021. Lajmin e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummennige, transmeton Gazeta Express.
Kur situata ta lejojë, këto tri klube gjigante të futbollit evropiane do të luajnë në disa ndeshje për të grumbulluar para që do të dhurohen si ndihma për luftën kundër pandemisë Covid-19.
Kupa do të zhvillohet si garë me tre ndeshje. Madridi, Munihu dhe Milano do të jetë vende nikoqire secila, edhe pse ende s’janë caktuar datat pasi që verën e ardhshme do të mbahet edhe Kampionati Evropian e edhe Kupa e Amerikës, që do të thotë se lojtarët do të jenë të zënë.
Tri klubet duan që të kenë mundësi të kenë tifozë në stadiume dhe kjo mund të shkaktojë që gara të shtyhet për më vonë.
Ndeshjet e caktuara për këtë garë planifikohet të jenë: Real Madridi kundër Interit në Madrid, Interi kundër Bayern Munichut në Milano dhe Bayerni Munichu kundër Real Madridit në Munih. /Gazeta Express/