Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj një lajmi të publikuar nga Televizioni Kombëtar Top Channel në lidhje me reduktimin e karburantit në Policinë e Shtetit.
Sipas lajmit të publikuar nga kjo medie vizive, “ky reduktim i karburantit vjen për shkak të procedurave të papërfunduara dhe të lëvizjes së çmimit të karburantit në bursa”.
Kreu i qeverisë e quajti lajmin e publikuar një gënjeshtër.
“Gënjeshtër me bisht”, shprehet Rama në reagimin e tij në Twitter.
/k.s/