ATSH/ Reshje të dendura kanë përfshirë vendin tonë gjatë kësaj jave, por të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, informoi sot Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Sipas ARRSH-së, brigadat e mirëmbajtjes kanë bërë të mundur pastrimin e dherave nga trupat e rrugës së akseve rrugore.

“Ne jemi gjithmonë në terren në ditët me shi për të mirëmbajtur të gjitha akset kombëtare duke rritur sigurinë rrugore dhe duke lehtësuar qarkullimin e mjeteve”, informoi ARRSH.

Njëkohësisht Autoriteti Rrugor apelon qytetarët për kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në ditët me shi, si dhe të reduktojnë shpejtësinë dhe respektojnë sinjalistikën rrugore./a.gjonaj//a.a/