ATSH/ Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, bëri të ditur sot se 13 192 qytetarë kanë përfituar bonus qiraje për tu strehuar pasi tërmeti i 26 nëntorit e dëmtoi ose e bëri të pasigurt banesën e tyre.
Gjatë një konference për shtyp lidhur me ecurinë e programit të rindërtimit, ministri tha se shuma e paguar deri tani si bonus qiraje llogaritet në 2 miliardë lekë dhe se deri në fund të vitit, kjo shumë pritet të shkojë në gati 3 miliardë lekë.
Ahmetaj tha se janë 3 337 leje ndërtimi të dhëna me procedurë të përshpejtuar për riparim banesash./a.gjonaj/ /a.g/