/ATSH – I. Vata/ – Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka tha sot se trupat e Forcave të Armatosura prej dy javësh stërviten në Bazën Detare të Pashalimanit.

“Baza Detare e Pashalimanit u shndërrua për rreth 2 javë në teatrin më të madh stërvitor të Forcave të Armatosura për këtë vit”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes.

Sipas saj, efektivët e Forcave të Armatosura të Forcave speciale mbështetur nga Forca Detare dhe Ajrore testuan aftësitë e tyre gjatë stërvitjes

“Efektivë nga 4 kompanitë e batalionit të Forcave Speciale, të mbështetur nga anijet e Forcës Detare dhe helikopterët e Forcës Ajrore, testuan dhe rritën me tej aftësitë dhe kapacitetet e tyre, për t’u përballur me situata të ndryshme që mund kërcënojnë sigurinë dhe paqen”, tha Xhaçka. /j.p/