ATSH-ANSA/ – Pothuajse 10 milionë fëmijë mund të detyrohen të largohen nga shkolla përgjithmonë për shkak të pasojave ekonomike të Covid-19.
Alarmi është ngritur nga ”Save the Children”, në një raport të publikuar sot.
“Për herë të parë në historinë e njerëzimit një gjeneratë e tërë fëmijësh duhej të ndalojnë arsimimin, pasi mbyllja e shkollave për të kufizuar shpërndarjen e koronavirusit ndodhet në fazën më akute të urgjencës”, tha ”Save the Children”.
Deri më tani ka rreth 1,2 miliardë nxënës të prekur nga mbyllja e shkollave, ndërsa më parë kishte shumë më pak se një e katërta, rreth 258 milionë.
”Shkurtimi i thellë i buxheteve arsimore dhe varfëria në rritje e shkaktuar nga pandemia e Covid-19 mund të detyrojë të paktën 9,7 milionë fëmijë për të të lënë shkollën përgjithmonë deri në fund të këtij viti”, theksoi ”Save the Children”. /os/