ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur së në periudhën janar-qershor, 17 496 qytetarë u pajisën me lejen e drejtimit të automjetit për vetëm 30 minuta.
“Sot falë investimeve në sistemin operativ eDM UPGRADE 100%, në pajisje personalizimi moderne e rrjet, dedikim e infrastrukturë më të mirë shërbimi e organizim/monitorim, jemi 720 herë më shpejt sesa në vitin 2013. Apo 240 herë më shpejt sesa në 2018-ën. Dhe kjo pa rritur tarifat e madje ky ritëm edhe sivjet në kushte kufizimesh COVID-19″, deklaroi kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja.
Sipas tij, 17 496 qytetarë në 6-mujorin e parë u shërbyen në 30 minuta. “Jo më 5, jo më 10, jo më 15 ditë sorrollatje Jemi krenarë që DPSHTRR për këtë sukses me impakt direkt te qytetari është nominuar edhe për ICT Awards, si ent publik modern”, u shpreh ai.
Sipas Gonxhes, procesi final i lëshim/prodhimit të kartonit të ri (rinovime/patentë për herë të parë/zëvendësim prej vjedhjes a dëmtimit, etj) ishte një torturë, ca muaj nuk kishte prokat, sistemi binte. Por, kjo ka ndryshuar tashmë katërcipërisht. /a.gjonaj/j.p/