ATSH/ Pacientët përfitojnë falas ekzaminime të ndryshme, pjesë e paketave të shërbimeve spitalore që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor financon në 40 spitale publike.

Sipas shifrave të bëra publike, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, janë kryer 104 153 seanca dialize, 5 transplante renale dhe 93 vendosje fistule.

“Paketat shëndetësore. Shërbim i specializuar, plotësim i nevojave të çdo pacienti.
Janë financuar 100% nga FSDKSH gjatë periudhës Janar-Korrik 2020, 1044153 seanca dialize, 5 transplante renale dhe 93 vendosje fistule”, informojnë ekspertët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Teksa FSDKSH vijon angazhimin për rritjen e cilësisë së shërbimit dhe plotësimin e nevojave të çdo pacienti, zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal. z.tosku/j.p/