ATSH-AFP/ – Lupusi dhe artriti inflamator nuk janë faktorë rëndues për COVID-19, sipas dy studimeve të publikuara sot në revistën shkencore “Arthritis & Rheumatology”.
“Njerëzit me lupus ose artrit inflamator janë po aq të rrezikuar që të zhvillojnë një formë të rëndë të COVID-19, sa edhe personat pa këto patologji”, shpjegon dr. Ruth Fernandez-Ruiz, bashkautore e njërit prej studimeve, i kryer nga studiues në Shkollën e Mjekësisë “Grossman” në Universitetin e Nju Jorkut.
Studimi i parë u realizua me 226 vullnetarë, me forma pak a shumë të rënda të lupusit.
Studimi i dytë u ndoq në 100 vullnetarë, që vuanin nga artriti inflamator (reumatoid, psoriatik dhe spondiliti).
Të gjitha këta të fundit dolën pozitivë me COVID-19 ose zhvilluan simptoma, 26% u shtruan në spital dhe 4% vdiqën.
Sipas studiuesve, këto janë norma të krahasueshme me ato të regjistruara në popullatën e përgjithshme të Nju Jorkut./ /ervo/