Një ekip i ri inferimerësh i janë bashkuar ditën e sotme stafit mjekësor tek Infektivi, të cilët do t’u vinë në ndihëm pacientëve të infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo, e cila ka publikuar një foto të infermierëve të cilët shihen mbuluar gjer në dhëmbë dhe të gatshëm për të ‘luftuar’ me Covid-19.

“Me ekipin e infermierëve të rinj, në shërbim të pacientëve Covid 19. Vijon ardhja e tyre,” shkruan Çomo në postimin e saj.newsbomb