Qeveria shqiptare do të pajisë 280 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve me tekste shkollore falas.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai shkruan se ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore falas për nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategroive në nevojë edhe në klasat 10-12.

“MIRËMËNGJES dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama