Ditën e sotme hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit në Kosovë. Në to parashikohet që, qytetarët të cilët do të hyjnë në Kosovë duhet të jenë të pajisur me dëshminë e vaksinimit të plotë, të testeve negative apo dëshmisë se e kanë kaluar koronavirusin.

Po ashtu kërkohet nga të gjithë personat që do të hyjnë në Kosovë pas datës 3 janar 2022, të kenë dëshmi të vaksinimit të plotë, ose një dozë të vaksinës bashkë me test negativ PCR, ose një dozë e vaksinës me dëshminë e kalimit të sëmundjes.

Për qytetarët e Kosovës dhe atyre me qëndrim të përkohshëm, me masat e reja, u jepet “mundësia të vaksinohen nga ekipet e vendosura në pikat kufitare” tokësore, por edhe në aeroportin “Adem Jashari”.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka bërë thirrje për vaksinim të qytetarëve për të parandaluar përhapjen e COVID. Ai gjithashtu njoftoi se procesi i vaksinimit do të realizohet edhe gjatë fundjavave.

Gjithashtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më herët është shprehur se situata epidemiologjike në Kosovë është e qetë, por mund të rrezikohet nga varianti i ri i koronavirusit Omicron, që është përhapur në disa shtete në botës.