Në Shqipëri janë rreth 711 mijë mjete në qarkullim sipas të dhënave nga Drejtoria Rrugore.
Ndërkohë kompanitë e sigurimeve tregojnë se janë lidhur vetëm 660 mijë siguracione për to, ndërsa rreth 50 mijë mjete janë pa një të tillë.
Qeveria ka miratuar një ligj që hyri në fuqi në 1 korrik dhe prek të gjithë individët me mjete motorike, të cilat siguracionin e kanë të detyrueshëm.
Çmimet e tyre pritet të ndryshojnë , ndërsa në diskutim është një projekt-rregullore, e cila do t’i kërkojë kompanive të sigurimit që të përfshijnë tek çmimi i primit të siguracionit edhe disa faktorë të tjerë risku, ku ndër të tjera janë dhe eksperienca apo mosha e drejtuesit të mjetit. Në bazë të këtyre faktorëve siguracioni pritet të jetë më i lartë për shoferët e rrezikshëm dhe shpërblyes për ata të mirë.
Gjithashtu do kërkohet të përdoret dhe sistemi Bonus-Malus apo historiku i dëmeve të mjetit. Ky sistem me ndryshimet ligjore u la në dorë vullnetare të kompanive e sigurimit, por asnjëra prej tyre nuk e ka zbatuar.
Momentalisht kompanitë e sigurimit tek çmimi i primit marrin parasysh vetëm vjetërsinë dhe fuqinë motorike të mjetit



























