ATSH/ Eksportet bujqësore po vijojnë trendin rritës.

Perimet e freskëta, ku kryesojnë domatet, kastravecat dhe specat, përbëjnë një nga grupet më të rëndësishëm në eksportet bujqësore “Made in Albania”.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti eksportet e perimeve të freskëta, shënuan vlerën e 7.4 miliardë lekëve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, këto eksporte u rritën me 1.5 %.

Sot eksportet bujqësore shqiptare shkojnë në 75 shtete të ndryshme të botës ku kryesojnë vendet e Bashkimit Evropian dhe ato të Rajonit.

Ekspertët e bujqësisë argumentojnë se, rritja e eksporteve i adresohet rritjes së prodhimit, të kapaciteteve grumbulluese dhe atyre tregtuese të vendit.