ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ushtroi 181 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme, teksa dha 40 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për mungesë etiketimi në gjuhën shqipe.
Gjithashtu janë bllokuar 847 kuti shtesa ushqimore (suplemente) për tejkalim afati përdorimi me qëllim asgjësimin e tyre.
Referuar planit vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku janë marrë 41 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë, kryesisht në produkte me origjinë shtazore.
Kontrollet u ushtruan në fabrika vaji, magazina ushqimore, përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, përpunim peshku, kategori e veçantë, furrë buke, stabiliment përpunimi këmbë bretkose, etj.



























