ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga vijimi i planit kombëtar të pastrimit në vend, duke falënderuar gjithkënd për angazhimin.
“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit. Pastrimi i vendit ku jetojmë është patriotizëm ndërsa ndotja e plazheve është pjesa më e shëmtuar e fytyrës së përbuzjes ndaj vendit dhe të ardhmes”, shprehet Rama.
Fotot tregojnë aspekte nga aksioni për pastrimin e territorit ku janë përfshirë aktualisht punonjësit e bashkive, Durrës, Kavajë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, Përmet dhe Mallakastër. /j.p/