Reshjet me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë problematika në disa zona të vendit, përfshirë dhe Qarkun e Elbasanit.

Në akset rrugore nacionale ka pasur prani të inerteve e aluvioneve por që nuk kanë ndikuar në qarkullimin e mjeteve.

Akset janë: Elbasan-Qafë Thanë te kthesat e Murrashit, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Rrogozhinë në segmentin Paper –Bishqem.

Në aksin  Librazhd-Steblevë ka prani dëbore 10cm deri 20 cm, kryesisht në  segmentin Klenjë- Steblevë.

Pjesa e rrugës Shirgjan Kacivel në Kacivel ka pasur bllokim të njërës anë nga rënia e një masivi dheu.

Prurjet e lumenjve e të përrenjve kanë qenë deri mesatare pa sjellë probleme.

Furnizimi me energji elektrike ka qenë me problematika të vogla me ndërprerje tek fidrat 6 e 7 për Njësinë administrative Rrajcë e Stravaj, Fidri 3 në njësinë administrative Orenjë e Lunik, si dhe disa kabina ne Njësinë administrative Funar.

Edlira Xherri