Çmimet e energjisë në muajin tetor gati u trefishuan në tregun e lirë.

Enti Rregullator i Energjisë miratoi një çmim rreth 33 lekë për kwh për llogari të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (pjesë e OSHEE Group), tarifë e cila shërben për të llogaritur faturat për ata që janë furnizohen nga kompania publike me çmime tregu pasi ende nuk kanë një furnizues privat.

Tarifa e tetorit është një rekord i ri sa i takon çmimeve të energjisë në vend kur kompanitë publike dhanë alarmin se nuk ishte më çështje shtrenjtimi por mungese energjie në treg. Qysh nga nisja e procesit të liberalizmit të tregut të energjisë në shkurt 2018 ky është çmimi më i lartë me të cilën u sigurua energjia ndërkohë që më herët muaji me çmimin më të kripur ishte janari 2019 me një tarifë prej 18.73 lekë/kwh.

Teksa edhe atëherë shkak për këtë çmim u bë situata jo e mirë hidrike panorama ishte krejt tjetër në nivel rajonal dhe global pasi nuk kishim të bënim me një krizë të përgjithshme energjie sikurse kemi të bëjmë tani. Kriza globale e energjisë u krijua nga një sërë faktorësh duke nisur nga rritja e konsumit si pjesë e rimëkëmbjes post-pandemike, rënia e prodhimit të qymyrit dhe nxjerrja jashtë funksioni e disa termocentraleve si pjesë e politikave në disa vende, futja e certifikatave të gjelbra më kosto më të larta energjie, prodhimi i ulët i energjisë eolike në 50 vite, shtrenjtimi i gazit