Gjatë muajve të dimrit kur temperaturat bien, shumë njerëz fillojnë të sëmuren. Edhe pse ftohja është më shumë diçka e bezdisshme sesa serioze, kur jetoni në mes të një pandemie, gjëja më e mirë që mund të bëni është të siguroheni të jeni sa më i shëndetshëm. Kjo fillon nga kuzhina juaj.
Një regjim ushqimor që bazohet në konsumimin e ushqimeve me aciditet të ulët dhe me bazë bimore alkaline do t’ju ndihmojnë të fitoni energji, të humbni peshë dhe të ulni nivelet e inflamacionit në trupin tuaj. Për t’ju ndihmuar, jun sjellim një listë të plotë të llojeve më të mira të ushqimeve që ju ndihmojnë të parandaloni ftohjen.
Ushqimet e pasura me vitaminë A
Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në luftimin e infeksioneve. Burime të shkëlqyera të vitaminës A janë ushqimet si patatet e ëmbla, karotat dhe kungujt. Gjithashtu edhe perimet si spinaqi dhe brokoli përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A.
Brokoli
Brokoli është i pasur me lënde ushqyese, veçanërisht sulforafan dhe izotiocianat, dy përbërje që kanë demonstruar veti anti-kanceroze dhe që forcojnë imunitetin. Gjithashtu brokoli përmban antioksidantë, të tillë si glukorafanina, që ndihmojnë trupin për të luftuar sëmundjet.
Ushqimet e pasura me vitaminë C
Vitamina C shërben si një antioksidant dhe stimulon prodhimin e qelizave imune. Disa nga ushqimet me përmbajtje të lartë të vitaminës C janë specat, brokolit, agrumet dhe manaferrat.
Ushqimet e pasura me vitaminë D
Vitamina D ka një rol të rëndësishëm në funksionin imunitar, por mungesa e saj është shumë e zakonshme. Për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave tuaja për vitaminë D, konsumoni produktet e peshkut si salmoni dhe peshku ton.Ushqimet e pasura me zink
Zinku është një mineral i nevojshëm për zhvillimin dhe funksionimin e qelizave imune. Nëse jeni një adhurues i ushqimeve të detit, jeni me fat sepse gocat e detit përmbajnë më shumë zink se çdo ushqim tjetër. Gaforrja dhe karavidhet janë gjithashtu burime të mira të zinkut./AgroWeb



























