ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama falënderoi qytetarët që i janë përgjigjur pyetësorit të Këshillimit Kombëtar.

Rama theksoi se “276,420 qytetarë e kanë kthyer të plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar. Faleminderit”

“Kush nuk e ka dhënë ende opinionin e vet mund ta japë në linkun www.keshillimikombetar.al dhe përmes postës, nëse tashmë zarfi me pyetësorin i ka mbërritur në shtëpi – shpërndarja vazhdon. Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”, u shpreh Rama.

Në 5 janar të këtij viti, Kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.