Të gjithë nxënësit ekselent në shkollat publike ne Bashkinë e elbasanit, do të mbështeten financiarisht nga Bashkia. Këtë lajm e ka bërë me dije kreu i bashkisë Z.Gledian Llatja, teksa në Këshillin Bashkiak ka kërkuar që ky propozim të kthehet në traditë.
Në vitin 2021, Z.Llatja ka bërë me dije se në Bashkinë e Elbasanit qeveria ka nderuar dy nxënës me Medalien e Arit, për arritje të shkëlqyera. Kthimi në traditë e kësaj mbështetje pritet jo vetëm të motivojë këta nxënës, por edhe të përfitojnë nga mundësia.
Sakaq, në dokumentin zyrtar behet e ditur se nga kjo mundesi mund te perfitojnë mbështetje financiare të gjithë nxënësit me arritje te shkelqyera në mësime, të cilët janë banorë të Bashkisë së Elbasanit dhe ndjekin arsimin e mesem në shkollat publike te kësaj bashkie.
EDLIRA XHERRI



























