Ukraina ka hyrë në ditën e 10 të luftimeve dhe rezistencës ndaj agresionit rus. Rusia sot shpalli armëpushim dhe vendosi hapjen e korridoreve humanitare për civilët.

09:00 Zelensky hedh poshtë akuzat se është arratisur nga Ukraina

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram të premten, duke thënë se ai është ende në kryeqytetin Kiev dhe nuk ka ikur nga vendi.  “Çdo dy ditë dalin informacione se unë kam ikur, kam ikur nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra ime. Siç mund ta shihni, unë jam këtu në vendin tim, Andriy Borisovich (Yermak) është këtu. Askush nuk ka ikur askund. Ne jemi duke punuar”, tha Zelensky.

08:40 Rusia shpall armëpushim sot dhe hap korridoret humanitare për civilët

Ushtria ruse do të ndalojë të shtënat dhe do të lejojë civilët të largohen nga Mariupol dhe Volnovakha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se do të ndalojë bombardimet e saj në Ukrainë të shtunën, për të lejuar që civilët të largohen të sigurt.

Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz të premten se një raund i tretë i bisedimeve ishte planifikuar për këtë fundjavë. Luftimet kanë vijuar gjatë natës në Mariupol dhe Chernihiv, qytete në Ukrainën veriore.

Qyteti jugor, shtëpia e më shumë se 400 mijë njerëzve, është afër kufirit rus dhe kyç për krijimin e një korridori tokësor që lejon rebelët e mbështetur nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk të bashkojnë forcat në Krime. Këtë fundjavë pritet që Kievi dhe Moska të zhvillojnë raundin e tretë të bisedimeve, duke shpresuar për një rezultat pozitiv.

Kujtojmë se dy raundet e mëparshme janë mbajtur në Bjellorusi, pa rezultat. Ditën e hënë gjithashtu pritet të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar krizën humanitare në Ukrainë me kërkesë nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria.tch